Mes i Artë ëndrre që më sjell vetëm mëngjese – Anita Hoxha

16683986_623174401211492_5953234661169956938_n (2)ANITA HOXHA( ARIANITA HOXHA)
“Arianita është një nga poetet më të lexuara të kohës. Publikimi i librit të saj “Zgjimi i një ëndrre”, që u prit me entuziazmin e merituar nga lexuesi shqiptar dhe ai i huaj falë blogut të saj anitahoxha.blogspot.com, u lexua në 61 shtete kudo në botë. Poetja e re u bë e njohur edhe me intervistën e saj të parë realizuar nga Flora Nikolla në Excellence Albanian me titullin “Poetja e pesë kontinenteve”. Një tjetër sukses u regjistrua me poezinë “For you, mother”, publikuar në “Internacional Golden Pen”, që tërhoqi vëmendjen e shumë artistëve vendas e të huaj, vizionari Erik Wahl do të shprehej: “Fill your artistic soul. Take a look at Anita Hoxha art”.”
Ka botuar përmbledhje me poezi si: ” Zgjimi i një ëndrre”, ” Të flesh me yjet në agim”…etj…
ARIANITA HOXHA u përzgjodh Exellent Albania 2016.
Me një cikël poetik vjen në Mearteka Literary.Mearteka ia uron këtë çmim Arianitës.

 

PËRSE VALL LAMTUMIRË

 

Vetmuar çarëfëve do t’humbas
Hënës së mirë që m’sheh në sy
Ditëve që ikin s’do t’ju jap pas
Puthjen tharë buzëve lënë nga ty

Nëse shpirtin një ditë do shohësh
E si atëherë ti pran meje i habitur
Tik- takut zemrës do t’më njohësh
Mollëzave t’fytyrës e lotëve zbritur

Ndarjet s’jan vdekje mos u trishto
Rikthimi përherë vjen pak i vështirë
Deri atëherë ti kujtimesh më kërko
Së shpejti-lexoje shkruar lamtumirë

Lamtumirë kjo s’mundet t’jetë tjetër
Në koridor mbetur jotja xhaketa gri
Të miat poezi, zjarre digjen mbi letër
Pritjes kur edhe para meje i lexoje ti

14947675_573874492808150_948471454844662032_n (2)

AI MË DËGJON!

 

Shpirtin do t’falja e ç’kam të shtrenjtë
Të dëgjoja zërin që ëndrrës më troket
Zërin plot drit-ngjyrim si dashuria vetë
Lindur me mua pa ardhur në këtë jetë

Kurr s’do ma vjedhin ëndërrën që ruaj
Zërin nga mësova ç’isha unë më parë
Çdo ditë me thotë se kurr s’do të vuaj
E lumtur ndjej si përdore më ka marrë

Larg në pjesën tjetër të botës unë e di
Mijëra njerëz si tani do t’më ndihmonin
Ta shihja, ta takoj e të di kush është ai
Fundin e kësaj ëndërre të më dhuronin

 

14117898_540400766155523_721587197499634055_n

NJË JETË ME TY – NJË JETË ME MUA

Netët ti mos gdhi pa gjumë mbi shtratin tim
Unë s’do t’shkoj në botën tjetër pa të thënë
Shpirtin kristal mos e mbush me mallëngjim
Përkedhëljesh dikur fëmijë që të kam dhënë

Mos më qorto o bijë kur duart të më dridhen
Si dikur ndoshta një ditë as ujë s’do t’pij dot
Lotët nën qerpikë ngrohte do t’më mblidhen
Kur padashje n’dysheme do t’thyej një gotë

Mos u trishto bijë, mua duart kur t’më dridhen
Dëshirës për të t’qëndisur neteve çarçafët ty
Dimërit në krahet e tua, unë do të mblidhem
Borë kur jashtë të bjerë dhe era fort të fryj

Mos të t’rëndohet bijë a t’mos lëndoj me fjalë
Kur t’them të iku koha e bukura rini me mua
Dhimbja thellë shpirtit, peng si kurr më parë
Zonjë e vërtet të ishe në shtëpinë tënde dua

Bijë në fëmije jam kthyer tani, sërish si ti dikur
Veç dorën fort shtrëngomë të mos rrëzohem
Në krahë të mban nëna, te kjo foto në mur
Sa herë ti mbështet kokën, unë përmallohem

 

10892684_334794216716180_1448001676_o

TI KTHEHU PËRSËRI

Ndodh që të largohet ngadalë
Larg meje e thuajse për jetë
Si vegim i largët sa mijra fjalë
Si dritë dielli e tretura mbi detë

Netëve e ditëve kërkoj më kot
E gërmash si mbi akull shkruar
E thërras e s’mund ta kthej dot
Frigohem se m’është zemëruar

Margarit do bëhem apo mimoz
Bukuri e dlirtë përulur para saj
Me zërin ëmbël unë do ta josh
E ta quaj Muza që çel ç’do Maj

Nëse s’mund të kthehet përsëri
Si flutur fushave unë do t’kërkoj
Pyjeve t’pafund ku çel lastar i ri
Atje këngë muzash do t’këndoj

S’do lodhem kurr duke kërkuar
Në yll a galaktikë netëve do t’pres
Ah muzë ti me mua e dashuruar
Përtej jetëve dashuruar do të jesh.

 

17156274_631888570340075_5442698957235259954_n

NDOSHTA NJË DITË

Era leht puthte të verdhat flokët e saj
Derdhur supeve si grurë i valëzuar
Ajo detit i fliste ëmbël atë fillim maji
Larg e joshte dielli në të perënduar

Gjurmët dallga rërës ja rrëmbente
Pulëbardhat fluturonin bregut tjetër
Copëza puthjesh kërkoi të gjente
Lënë nga një dashuri viteve tretur

Ndoshta do takohemi tha mes lotësh
Në të njejtin perëndim të njëjtat valë
Deti filloi të shfrynte sikur të përlotesh
Si anije të bardha lundronin të sajat fjalë

 

13886417_529855017210098_7940925917530968008_n (2)

UNË

Kam kohë mallit për ty si thërras mall
Por dhimbje që dhëmb shpirtit si plag
Tani kthyer sonabul shfaqesh si i gjallë
Shtegut zemrës humbet zhdukesh larg

Kur zbardh agimi e dielli aq bukur çel
Ti mbi petale si vesë shtrihesh e fle
Kam kohë mallit për ty si thërras mall
Por makth netësh që gjumit më ngre

Kam kohe mallit për ty si thërras mall
Por yll që më ndrin të madhen shpresë
Ditëve t`mia troket rrallë eh shumë rrallë
Endërr e bukur do zgjohesh një mëngjes

11742790_411558259039775_7039563462712024120_n-2 (1)

AI BUZËQESHTE PËRSËRI

Gëzueshëm të thash për habi
Më shumë të dua ti bëhu poet
Thellë shpirtit shih si unë dhe ti
Drite për vargjet në t’gjatat netë

Embël qeshe e gropëzat në faqe
Shpirt më the unë s’shkruaj dot
As era që gjethet hedh në parqe
As për dallandyshet s’derdhë lot

Shkruaj, shkruaj, flisja papushim
Gjithë fjalët ktheji në t’bukur grua
Embël puthi si t’puthje trupin tim
Lot derdh si t’më humbisje mua

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>