Kthimi i syve pas dehjes nën mjegull – Kujtim Morina

217673_10151075245344654_2098133667_n (2)

Poeti dhe përkthyesi, diplomati dhe një personalitet i njohur në Ministinë e Jashtme  të Shqipërisë , KUJTIM MORINA, vjen në Mearteka Literary me një cikël poetik. Libri i tij i parë me poezi ” Dehja nën mjegull”2007 u mirëprit nga lexuesi dhe vlerësuesit . Poashtu edhe libri i dytë ” Kthimi i syve” edhe më shumë portretizoi  Kujtimin si “poet i metaforiadave”,  siç e  vlerëson shkrimtari Petrit Palushi. Merret edhe me studime dhe prozë.Nga origjina është hasjan dhe jeton e punon në Tiranë.

 

Uji i turbullt i lumit

 

Uji i turbullt i lumit

Është jetë, mos e përbuzni

 

Ujë i turbullt, jo ujë i ndenjur

Intrigë njerëzore, jo botë e fjetur

 

Ujë i turbullt shkon vrulltas lumit

Merr ç’gjen përpara me forcën e ujit

 

Kur të filtrohet, do duket më i bukur

Pa prurjet e reja, do të kishte humbur

22127292_1661315867232250_1826669400_n

 

Në Ditëlindjen time

 

Trishtim

në Ditëlindjen time

nga ëndrrat e parealizuara.

Sa më lart i ngjis në qiell,

aq më shpejt humbasin në ajër.

 

Torba e urimeve

vjetërohet në çast.

 

Ç’të bëj me ëndrrat?

Mos duhet t’i mbjell

si farën e bimës në tokë?

Të kujdesem për ta, të mbijnë,

të mohojnë vetveten,

të gjejnë rrugët e errësirës

e të dalin në dritë.

Pastaj të rriten e të hedhin shtat

derisa të bëhen si pemët,

t’i shoh nga poshtë-lart.

 

522109_455562174521382_837344042_n (2)Kujtim Morina, ambasador në Kuvajt

Sirisë

Tokë e shenjtë.

Edhe qielli yt është nxirë

nga tymi i zjarrit të luftës.

Ndizni qirinj anë e kënd

si përshpirtje për të vrarët

dhe mosbindje ndaj regjimit

e jo dhunë.

 

Njeriut i dhimbset kur pritet një pemë

e jo më një njeri…

 

Siri.

Në luftë me vetveten.

Njëri krah sulmon tjetrin.

Kthehu në vete.

A nuk e dëgjon këngën-lutje të Sami Yusuf

silent words-fjalë heshtjeje, fjalë zemre

për fëmijë të menduar

fëmijë të vetmuar

dhe qytete të shkatërruara.

 

Sa burra janë vrarë

pa e shijuar jetën!

Sa miliona njerëz

e kalojnë natën

pa një strehë mbi krye!

Sa gra të veja

përballen me fatin çdo ditë!

Sa të gjymtuar

me ëndrra të thyera!

Sa! Sa! Sa!…

 

Siri.

Lozët e zambakëve të vdekur

do të mbijnë përsëri.

Qytetet do të zgjohen nga rrënojat

dhe pushteti që mbahet me gjak

do të kalbet,

diktatorit si Makbethit do t’i faniten

mijëra të vrarë

dhe do t’i vijë fundi.

Ahere vendi duhet të ringrihet

me dashuri për njeriun

e jo urrejtje.

 

Tetor 2013

 

936551_10153764790589654_6621294960319480864_n (2)

Të arratisurit të kohës së komunizmit

 

Ti e kishe kuptuar se liria nuk ishte këtu

por kafazi,

ndaj u sule të çaje rrethimin e plumbave.

 

(Nisjet ishte gjithmonë në muzg,

drejt errësirës)

 

Fati të ndoqi pa pendim,

Nëse arrite në botën e lirë por të ftohtë të Perëndimit,

le kockat në kufirin e telave me gjemba,

apo vuajte me vite në burgje e kampe.

Për ty jeta tashmë kishte një kuptim.

 

Ty ta kushtoj këtë poezi të vonë,

ty që luftove kundër mjerimit e harresës.

ty që me një zar i hodhe të gjitha në lojë.

 

Kur u ktheve pas shumë vitesh

nëse e pate atë fat,

jeta kishte ndryshuar këtu apo kishe ndryshuar ti!?

 

Sirenat

 

Nuk të ndjellin para

por mbrapa.

 

Mos u nis,

deti është plot dallgë,

një herë tjetër.

 

Mos e bëj.

Njëmijë djaj do të turren,

më mirë mos…

 

Mos shko,

shtëpisë po i pikon çatia,

ti merresh me punët e botës.

 

Sirenat e kohës tonë

mund të jenë gruaja, miku i ngushtë

shtëpia e vjetër.

Kanë frikë se s’kthehesh më

dhe ata mbeten vetëm.

 

21430470_10155602686424654_9029911555877433404_nKujtim Morina dhe Menduh Leka, Gusht 2017  Tiranë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>