PUTHJE TË KUQE – Suzana Zisi

225990_230398130308518_7113165_n-171x300 (2)Suzana Zisi

 

Një poezi meritore që Mearteka Literary e zgjedh poezi të muajit Maj….e në vazhdim…

 

PUTHJE TË KUQE

 

Lëkurën…
me lule puthjesh të kuqe ,
do të ta qëndis…
E nëse “djall”, ti s’më lëshon,
do të përgjakem
si pas shpërbërjes së himenit së pari herë…
Buza ime e bardhë,
……………..do dëshmojë vetpërplasjen,
Gjuha e kuqe,
gjarpërinë që shfaqet diku tjetër
…………………………..dhe godet të tjerë…
E vërtetë,
që në jetë ndodh jo rrallë herë…
Eja,
një copë kohë dhe ik, ik sërish.
Se jam unë ajo,
që me lule gjaku,
puthjesh,
lëkurën do të ta qëndis…
Vdekur apo gjallë,
pak rëndësi ka,
përderisa dhimbja nuk vdes asnjëherë…
dhe e verteta
nga sytë e përlotur,
copëza të çmendura retinash gris…
Ti nuk je kavie
që përvidhesh hijeve.
As merimangë që end e end “të keqen” paturpësisht…
As maniak që josh pa fund vetveten.
Është tjetërkush që fjalën e bën pis…

Struku si bebe në trupin tim të qumshtë
Se…lëkurën…
me lule puthjesh të kuqe,
do të ta qëndis…

522439_108880739273902_1380619880_n-520x245

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>