Pritje përtej përmasës së shpresës – Emrie Krosi

   10891952_831958123512454_5949011786860721922_nEMRIE KROSI

 

Emrie Krosi, ka mbaruar për gjuhë-letërsi shqipe në UT Tiranë. Është në vazhim të gradës doktoraturë. Ka punuar gazetare kulture dhe ka shkruar mjaft artikuj për letërsinë, kritikë, poezi dhe ese në disa gazeta. Relacioni i saj me poezinë sidomos  është më i veçantë duke vërejtur se si Emi  atë shpalosje poetike që me aq përkujdesje dhe strukturim  sublimon të bukurën e ndjesive dhe sublimen e shpirtit duke na dhuruar emocione me imazhe dhe figuracion, nuanca motivore dhe metafora të një përceptimi origjinal…Emi si emër artistik është një zë i veçantë në orkestrinën poetike shqiptare.

Cikël poetik nga Emrie Krosi

 

TË KAM PRITUR

 

Të kam pritur shekullorisht,

si një hajn të hyje në orakullin tim…

në gërhima  të okulteve  të reja,

me drithërima therëse

të çirresha nga ngadhnjimi…

(por kurrë nuk erdhe),

nga shtigje bardhhënore,

me shira oktapodësh,

zvarritur rruzujve të skuqur pas tërmetesh…

Në ashtin e frikës,

qerthuj vegimtare ulërijnë…

U zbraps agimi,

në çarçafin e jermit grishës…

Të kam pritur,

deri në  thellësitë e përndezjes time…

 

523881_449622491746021_1283398677_n

KOSTUM MALLI

Kam veshur mallin,
dhe endem me torbën e kujtimeve,
rrugëve të tejmushura te Tiranës.
Në degët e qiellit,
pelerina e kohës është terur,
nga rrufetë e plakura netëve…
Kërkoj në shketëtiren e bardhë,
miraxhin e fundit bohem
(jam endacake beduine në kërkim të Mekës),
të shkruar diku si epitaf.
E di,
ti do derdhesh gotën e mallit tim,
të mbytur në pritje,
Pas fërfëllimit të natës,
agimi veç një përshëndetje të thatë,
do të flakëroje diellin e nesërm…
Ike para agimi të shqetësimeve të mia,
pa lamtumirë…
Më mirë, mos u kthe…

374996_349949591713312_1781518624_n

SIMFONI E PUTHJEVE

Do të endemi rrugicave të cekta,
si lypsarë dashurishë të varfëra,
me simfoni boheme,
ujëdhesave të myshkëta,
në kërkim të Njerzorës…
Kërleshemi me vete
(në flakërima agimesh të qelqta),
në letyra pellgjesh me krifa leshterikësh…
Oshëtijnë mendimet,
përtej kotësive,
si pishtare të ndryshkura kujtimesh,
që struken në skuta me taka prostitutash…
Koha asmatike,
lëngon pa frymëmarrje…
Ajo këlthet,
në eterin e plogësht të pamëshirës
(pyllnaja e jetës s’ka më zogj),
në vegime ëndërrash varfanjake…
Eh,
shpirtgrisur zgjohemi…
Dhe dashuria struket lakuriq…
Vetëm një puthje,
sa euro këmbehet?!

SHKËRMOQJE ELIPTIKE

Përtej horizontit të bruztë,
një purtekë ajri,
shkundi grimcat e algave vranore.
(Buzëkuqi im vulosi në filxhanin e kafesë,
epitafin tim të pashkruar)
dhe orteki i heshtjes time u shkërmoq,
në tymnajën e cigares thatuqe….
Shkërmoqja,
sot ishte eliptike…

10849909_917255771618226_6185035222824506574_n

KUJTIM NGA TROJA

E përdredhur shekujve,

Troja  “qëron” lëvozhga historie

(njerëzimi në tehe shpate hedh valle),

mijëra kordele drite,

u shkrumbuan,

në  papiruse shurdhe…

Helena ,

tejanë dashurisë vegon…

10665347_772676716107262_8060999829302382775_n

 

PËRFLAKJE GUSHTI

 

Ora shkretane,

tingëllon papërcaktueshëm,

kur agu mbështjell hapësira,

me pelerinë mjegullore,

që rrëshqet,

në rrëpirat e paforma qiellore,

(retë jargaviten në mbasditen e amullt diellore),

çnjësohen naltësitë,

e siluetave të mugëta të gushtit,

të shpërhapura në përflakje…

Gushti,

opak vullkanik…

553616_449539431754327_316444733_n

VARGMALEVE TË NGADHNJIMIT

 

* * *

U kacafyta me brengun e shpresës,
por askund,
nuk u përshfaq kodra e lumturisë…
Ishte iluzion i vrarë…
** *
Me frymën tënde,
vesha ashtin tim lakuriq…
Nuk ishte puthje,
por mallkim…
* * * * *
vetëm sonte,
lëre flakëzjarmimin,
të ndezë,
lugjet e thella të ngadhnjimit…
AKTI I BRAKTISJES

Dashnori të braktisë,

në një hotel të zhultë të periferisë,

ku muret e akullta frymojnë,

avuj të myshkëta frymëqelbur…

Hijet e parapragut kryqëzohen,

me shandanët e zhvokshur të natës shtatzanë…

Trokëllima e një kali hungërinë,

në rrafshnaltën bojërhirtë

(me aguçe të zverdhura),

ku një këmbanë e ndryshkur përplaset në eter.

Kam ftohtë,

dhe kruspullosem nën këmbët

zbatharake të vetëmisë time lakuriqe…

Vetmi,

tashmë u bë ajzberg,

përqafimi i tij i fundit…

10891952_831958123512454_5949011786860721922_n

TË JESH NJË RELIKE

U derdh dashuria,
në shandanin,
ku një qiri shkërmoqet tejçues ,
përtej tempullit
me flakandane përndritjeje…
(nga humnerat e kohës vullkanet hirojnë),
hapësira e shpirtit tretet në ajër….
S’kam më,
asgjë nga ti!
Vetëm një kujtim gjethevyshkur.
Ti je një relike,
e ndryshkur…

NE TË DY

Ne të dy,
u rrokullisem në livadhin e natës,
ku Meduza përshkon trupat tanë,
gjuhëkripur.
E çmbështollëm,
vetminë si pjatë e ftohtë,
me mbetjen e bisedave tona,
eshtrashtrydhur deri në asht…
(ahu laget nga “loti” i Lugjeve të Verdha),
kur ne kacafytur,
dehemi nga lëngjet e thellësive tona…
Era,
ia rrëzoi petlat krizantemës,
kur Erosi,
u mbështjell në tejmjegullën e agut qumështor…
Ne të dy,
u eshtërzuam në vullkane…

KUALICION ME DJALLIN

Është zbrazur ferri,
nga djajtë,
që sherrojnë për politikën,
dollarim, armët…
(dhe prostitutat zgërdhihen me Venerën)…
Eh,
të gjorët me një shishe uiski,
pijnë globin e vogël,
me putra lezbroze,
(nga memorja vetmitare njerzore).
Është zbrazur ferri nga djajtë,
të mbushur nga ne,
që pështyjmë parajsën brenda vetes…
Ç’ti themi globit!
Kur zgjojmë djajtë,
nga mosbindja jonë?
Kualicion me djallin,
kur rrënohen njerëzit…

 

KLITHMË BALLKANI

Në brazda nacionalizmi,
ballkani var maskën e tij të gjakosur,
me hiena nacionalizmash…
(s’do reshtim së grinduri),
kur qeshim me Hamletin ballkanas,
të Shekspirit modern…
Pranverat ballkanase,
abortojnë foshnja të papjekura,
nga sqetullat e horizonteve te mugëta,
ku dasmorët pa dhëndurë,
nuse me krushkpërgjakur marrin…
Këmbana e paqes mbi ndryshkun e urrejtjes,
tingëllojnë dhimbshëm….
Klithmë Ballkani,
e nesërmja do jetë ndryshe…

 

NDOSHTA  EDHE ZBRAZJE
I kam zbrazur fare medimet sot,
ne koshin e plehrave…
(me mbeturina jetësh njerzore)
Se di,
udhëhumbur kërkoj busullen time,
nën hijen e njerzve të vdekur…
A thua jetojmë,
në humnerën e pajetë të kotësisë?!
Ndoshta….!

11200589_895403590501240_8233966983023050540_n

PËRTEJ SHPRESËS

Në tejnatë,
profara zjarrmuese,
shkundi qerpikët e hijeve murrashe,
përtej një gucke dielli…
(Në vetëtima ëndërrash),
jemi skllevër “të dehur” ,
kur pimë puthje të lira,
në gotën e krisur të dashurisë…
Përtej shpresës,
veson hëna femërplotë…

FRYMA AVULLON NË ETER

Llokoçitet jeta ime,
me një rreckë si narcize,
në kafen time këmbëzbathur,
(përtej ferrit ngrihet si Ugolini),
me nje kurororë gjembashtharë,
si medalion për Krishtin…
Eh, sa herë jam ndeshkur,
për heretizmin,
e vetmive të cigareve,
të mugëta mëngjesore,
me “shijen e apokalipsit” .
Mëkat,
kur fryma më avullon në eter…

 

BALADË PËR NJERINË

Përtej kohërash,
ne vetanaket ulerijmë,
nga dhembja e mashtrimit qumshtëbutë,
endemi si turma leckanakësh,
në stacione pa tabela shenjuese
(udhëkryqeve si beduine mëkatare)
dhe shelbohemi në diej pa emër…
Langojt pas dashurive të lëtyrta,
si çapojt mësyjne…
por,
shtegun e ecejakjeve tona kanë humbur….
Baladë për njerinë: eh,
të ulërijmë për një puthje…

 

FËRGËLLI  ZJARRMORE

Po pres,..
Në bregshpresën lakuriq.
Akull dhe zjarr,
(heshtja derdh benda meje ektazat),
që rrëmbimthi puthen kafshërisht.
Ku shkoi dashuria,
ëëë?!

Kur kam mall për ty,
përqafoj vetveten.
Aty amëshimi,
(lundron në qiej të vdekur),
më mbështjell me heshtjen,
dhe thellë brenda meje,
fërgëllon zjarrmimi…
Kur kam mall,
tjerr vetminë…

DELIRIUM

E mëkova dëshirën e unshme,
në thellësi të epsheve…
Eh,
për një puthje,
me ty,
do qarkoja botën…

VEGIM VJESHTËROR

Vegimi njerëzor,
s’ka shije vjeshtërore,
me pupla gjethesh të brishta.
Eh,
pasqyrimi i dashurisë,
fshihet ne vetëdije
(si bërthamë njerzore),
kur epshi del nga trupi
dhe dashuria nga shpirti….
Erëbari,
solli vjeshta,
në rrokullimën e fundit…

3 Responses

  1. mirela danaj says:

    Ema me pelqejne poesite e tua, kane nje stil qe me sjellin Ismail Kadare dhe Dritero Agollin serish i permban poezia jote nje kombinim i atill vec disa prej tyre jane shume frymezuse por nuk perfundojne sugeroj duhet ti rivisitosh disa prej tyre dhe te vazhdosh mendimin sepse lihet i pezulluar dhe lexusi pret shpreson qe nje varg tjeter po vjen por gjen mbarimin papritur dhe shume shpesh rikthehet te lexoj serish te mundohet te krijoj imazhin te cilin ti ke patur kur ke shkruar por eshte enigme dhe humbet pak ate entusiasm te cilin e gjeti dhe shijoi ne fillim kur lexoi per here te pare…..pezullimi sundon stilin tend qe eshte enigmatic dhe terheqes por ne disa raste duhet te strecohet pak me tej te ngjall ndjenjat tek lexusi…te uroj sukses, jam shume e dashuruar pas poesive lexo Emily DIckinson ke pak nga stili i saj Pershendetje :)

  2. Alisa Velaj says:

    Emrie Krosi eshte nga poetet me te mira qe kemi. une e kam njohur qe kur kemi qene bahkestudente ne godinen 25 dhe jemi ende mike shume te mira. Vajza e talentuar, qytetare bote qe askish nuk i dha nje vend pune mesuese apo nuk i sponsorizoi nje liber.

  3. migelian lica says:

    pasi lexova poezite e tua emi faleminderit dua te ju them pasi gjeta vetveten,te perqafoj shume,zoti te ndihmofte dhe te ndricofte rruget e jetes edhe njeher ne kuptimin e mir njerzor te dua shume per poezite kaq te bukura dhe domethenese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>