Parfum në ajër nga ëndrrat në fjalë – Zamira AGALLIU

Zamira Agalliu

10434007_677655165665208_4574810306567084175_n

Ëndërra
E bukur ishte ëndërra ime

mes të vdekurve..

Pa ankthin e zakonshëm që të vjelë deri në keqardhje
Sa luajta e qesha me ta …
me mall më përqafuan ,

Në atë gosti të ardhur nga sfondet  e kujtesës

Deri në  tejpërmallim

 

I putha të gjithë të ikurit

nga jeta ,  ata që  aq gjatë mungojnë

Sa tërë aktet e mungesave që të hedhin në ngashërrim

Që të rikrijonjë  dashurinë

 

E bukur ishte ëndërra ime… aq sa gjumi më përmendi

Dhe zbritshëm isha në zgjim…
Sa frikë pata kur u zgjova
nga të gjallët , nga realja

 

Pahintikë kisha në zgjim jo  atje ku isha…

Sa neveri  sa zhgënjim

 

Jetë e hedhur në ankand…

Sa përgjërim

Nga të gjallët që djegin shpresa e të joshin me injorim

Pezm dhe  mallkim…

1452469_508753549222038_1386543413_n (1)

Orkestrinë shpirti
Dëgjoje muzikën e shpirtit tim

Nëpër partitura të afshit ngjizet si pjalmim pranvere

Në jehona pastaj iu jepet pentagrameve të pulsimit
Ajo nuk zgjat përgjithmonë
Dëgjoje muzikën e shpirtit tim

Atë arie të nga  përgjërimi si melodi dielli
Përpara se të përfundojë si perëndim që lë si hije

Në këtë anë ku erdhën mëngjeset vetëm për ty
Dëgjoje akordin e fundit të një shpirti

Para se  të vie një muzg dhe përhumbë imazhet

Hije e grimcuar në spektrim

 

Ngadalëso hapin dhe dëgjo

Prek me shikimin tënd tërë mungesën

Dhe ledhato ata tinguj

Atë timbër në formë puhie

 

Dëgjoje muzikën e shpirtit tim

Dhe hidh vals flakrimash

 

 

Një grimë …

 

Të dhashë veten vendi im,

dashurinë .
Nga ty kërkova vetëm pak,

ajër ,
një grimë.
E nuk thirra askënd ,

e putha mërzinë.

Vura mijëra shkronja alfabeti

mbusha zbrazëtinë .

Veten lodha ,

nga kjo dashuri
që ti e përbuz ,

e shpërfill.
Të dhashë veten vendi im

dashurinë .
Nga ty kërkova vetëm pak, ajër ,
një grimë.

 

Të gjitha t’I dhashë deri në flijim

Më kishte mbetur vetja

E zbrazët si mohimi.

 

Isha shndërruar në sfond profilor si hije

Zvarrë si një dënesje.

Pak kërkova aq pak sa të isha

Një esencë e prekshme

Një njeri me pak ajër një grimë

Të mos mbetem siluetë në pikun e ditës

Ta gëlltis krenarinë time !
Ajo është më e madhe se unë e din?
Dhe përsëri me ke  dhe jam

Dua një gllënjkë ajër…një grimë krenari

Vendi im.

za

Zbrazësi absolute
Ndërmjet zbrazësisë absolute dhe heshtjes së plotë…
Unë gjeta pak kohë të mendoj edhe për ne .
Për atë shpresë që si diell na hidhte rreze mbi kokë.
Për arsyen e stinës që çel lulet përmbi dhe .

Përmes zbulesës magjike dhe asaj mrekullie .
Që më pati premtuar e nuk më zbriti në hënë.
E zhgënjyer mbase ju rrëfeva perëndive .
Përgjysmova dashurinë dhe si dëshmi flijuese u bëra Nënë.

 


Rrugë  e bardhë drite

Burim dashurishë mes qiejsh të ri,

që  vijnë prej yjeve e arrijnë  te ti.
Femër poete…vals frymëzimi e madhështi…
Mbretëreshë  që sfidon ëndrrat mbi tokë
shi që  bie fundshpirtrash,
e që  ndryshon një  botë.
Grua poete…pjalmim e motiv në sy
Muzika e kengës shekullore,
kjo muzikë e ka një  emër ,
lind nga pena dhe jeton në zemër.

 

Udha e qumështit…nga relikt Rozafe një hyjni

Sot u takova me një Engjëll
Nga malli po qante o Mma…
Ia perkedhela krahët e bardhë

Por s’mundja ta merrja në krah..
Dashuri, motivim e jetë tej një përkushtimi Ti.

 

Bota moderne

 

Tufa rrezesh neonësh pikojnë

Si valse flakërimash
Shpërthejnë muzgun e njelmët

 

Në imazhe kryqëzohen hijet

Dhe psherëtimat …
Ato bien mbi siperfaqen e argjendë të detit
Që fle mbi plagët e tokës
Ato bien mbi xhama të vjetër të botës antike

Tundojnë relikte dhe hyjnë nëpër deje ikonash

 

Përsëri muzgjet dhe njelmtësia

Plagët  dhe reliktet në orbitat e kohës
Deri sa unë të zgjohem nga rrezet e botës moderne
Që ma shpif nga shkëlqimi sipërfaqësor

Atë imazh të ndrojtur.

 

Parfumi në  ajër

 

Një  pikë  loti i kristaltë  jam unë , në  trishtimin tënd
Ti psherëtimë e thellë, që ndezë yjet e nuk flet
Unë ajo gllënjka e parë e verës, që  të  le pa mend
Ti hënë  e plotë  qe roje më  rri pas xhamit e zbehtë.

Ti ai rrethi i unazës së florinjtë , që xhelozon e dhemb
Unë një zog i hutuar ,që hyri gabimisht në dhomë
Ti , rrufeja që bie prej qiellit e ndez një pemë
Unë , ai parfumi në ajrin tënd, që mungon.

 

Dishepull i humbur

Kur të kem mallkuar trupin dhe shpirtin tim.
Kur metafora e poetit t’mos jetë më Mbretereshë .
Atëhere ti mbaje në dorë këtë kupë betimi .
E drejtë ishujve të zbrazët rend ti me dënesë.

Si një dishepull i humbur më duket vetja.
Si një pikturë nudo a abstraktsion.
Nga mohimi i së vërtetës që bën jeta
Shpirti im u ngjall si një demon.

 

Fjala

 

Një shkreptimë në qiell që joshë kaltërsinë e dëbon retë .
Fjala …

Forcë që bredh te pragu i udhës.
Sokëllimë memce që troket ne portat e dhëmbëve e të dhembjeve
Emër burimi nga ku shuajmë etjen e dashurisë a zezonën e urrejtjes .
Mal i madh ku mbështet kokën çdo brishtësi
Tërë brigjet e detrave ku gjejnë prehje valët

 

Shtëpi qelqi ndërtuar në rërë që lakmon brigjet e zhveshura e ruhet nga zallishtet .
Fjala…

 

Oqean brenda nesh që end orët e mëdha të ditës a pistat e mëdha të territ.

Në vetmi, muzgu thellohet si vorbull  kumti e thithë jehonat
Unë nanuris fjalët e tua, të dritës së thyer.
Ninullë lindjeje .
Betim altari.
Vaj morti .
Gjithçka humbet veç asaj.

Fjala…

 

Mbresa leximore:

“Një kompozim poetik me metafora dhe një dalje inerciale bukur nga të vështruarit nga vetja dhe me simbiozë përceptimesh, një figuracion i dendur, një pasqyrim emocional i emituar në mënyrë estetike dhe me nuanca dilemë-hapërim-fiksion, një profilizim ndjesor i një momenti të drithërueshëm i artikuluar sipas një dipotrie shpirtërore të pastër por që diagonalja artistike është saktësisht e një modemi të fortifikuar intuitiv që percjell te lexuesi refleksion kreativ  për të shijuar një poezi të tillë.Thyerja e klisheve të ndërtimit poetik është një guxim, spikatur  si një shembull se si duhet krijuar poezi me pak fjalë e shumë mesazh. Jep mesazhin e dhembjes që është njerëzore, jep mesazh dashurie që eshtë hynjnor, pastaj  furishëm guximin për të sfiduar dhe kërkon , shpreson sepse guxon të jeshë mbi atë që të servohet, duke mos u gjunjëzuar para sfidave nga jeta e nga shoqëria, me fjalë e me sfidim meditativ.

      Trishtimi që vjen si pasojë e një boshëllëku shpirtëror ,prekë telat e ndjenjes dhe kjo pastaj krijon nëpër trajektoritë e regëtimave emocionale që kulmojne me ankthe nëpër flurudha  si shkreptime ndjesore.Të jeshë me trishtimin  në një sfond komunikimi dhe përjetimi artistiko-emocional është psallm i cili të përgjëron e në të njejtën kohë edhe të shenjëtron, duke kaluar si mesia  pellg humnerash metaforike; por edhe ta mbashë në teh shpate psherëtimën eksituese duke bërë një uratë për mrekulli, duke lozur këndëshëm për hirë të përfundimit të bukur të ekstazës dedikuese butësisht, Zamira ka birësuar të bukurën e magjishme,  prandaj  në qëndismën poetike ka bërë një luhajë ndjenjash shumë joshëse dhe shumë me elegancë .

         Shume referenca e paradigma semiotike imagjinative dhe intenca që pulsojnë si potencë poetike,   nga ku prurjet artistike më katapultojnë tek konvergjenca në rezymimin se sa e sofistikuar dhe e artikuluar me shprehësi  emocionale linjat ligjëruese shkundin katarsisin intuitiv si modelim empirik i çastit për zbrazje, me gradacion dhe vibrim ndjesor, koherencë ekzaltuese e një drithërime afshërore e dekametrazhit eseistik. Fillon si hepim e tronditje, si zhvendosje me asociacione  ndërtekstore, e si strukje e vetëdijshme në diskursin filozofik e pastaj shigjeton fokusin e dhembjeve te ëmbëla që pikojnë në ishullin e ndjenjave si pjalm afshëror,pa prangim .Cikli poetik i Zamirës si mozaik i tille  vjen  këndëshëm.”

Mbresa leximi nga cikli i poetik i prezentuar, Menduh Leka – editor i Mearteka.net

2 Responses

  1. Ali Polo says:

    Poezi me nje muzikalitet notash letrare artistike metafora , krahesime, me thirje te shpirtit hyjnor per dashurine, dashurin per te afermit, qe jane laerguar nga kjo bote , por qe qendrojne shume prane endrrave, dashurine qe cdo gje ja fali atdheut te shume vuajtur, dashurine per fjalen e lire poetike, dashurine per cdo gje te bukur, per cdo gje njerzore. por kur humbasim dashurin ka dhe dhimje por qe potja ka ditur me mjashteri qe kete dhimbje ta zbute ne dobi po perseri te se bukure te se shenjtes dashuri! edhe trishtimi eshte pjese e jetes njerzore qe mbane brenda vetes, bukurine e ndjenjave reale, qe e bejne zemren e poezise te rrahe me shpejt, imagjinata dhe fantazia marin rrugetime te gjata neper labirintet e fshehta te trupit , lufte shpirterore brenda te se njejtes ndjenje , por qe ne fund fiton hyjnorja, !vargjet flasin me gjuhen e nenteksteve, por interesantja mbete se ky cikel poezish lidhet bukur me njera tjetren me ate qe poetja e quan fjala .Fjala eshte me magjikja , eshte ajo qe te dritheron,qe e ben me te persosur artin dhe jeten, qe rrit potencialin ekzistues te dashurise dhe te gjithckaje, qe rrit me lart nivelin artistik. Pa fjalen nuk ka as poezi dhe as figura letrare artistike qe duken si nota muzikore! Jane ngjyrimet e ndryshme poetike, temat e ndryshme qe autorja pershkruan qe duke i gershetuar kaq bukur perben ciklin potik si mozaiku i bukuroshes se Durresit!
    Respekte per nje poezi te tilla dhe per emocionet qe na jep gjat leximit te tyre! Suksese te metejshme ne krijmtrin tuaj te bukur letrare!

  2. Ragip Kçiku says:

    Poeti dhe aktualiteti kurrë s´kanë mundur të jenë të ndara madje edhe tek poetët e quajtur “dekandntë” Pak krenari. Kjo kërkesë, një klithmë që prekë kupën e qiellit është një roman i tërë.
    Nga dashuria për të vdekurit, të dashurit të cilët kanë ikur dhe vetëm ëndrra na i sjell të na çmallin.
    Takimi me engjëjt metaforikë, një vlerësim i të mirave të kësaj bote që ende po jetojmë dhe pa të cilën nuk do të kishte kuptim po nuk patëm një engjëll përcjellës apo po të mos ëndërronim një të tillë!
    Vlera e njeriut dhe vogëlsia e tij në këtë univers sinkronik dhe diakronik e bën që forcë e fjalës të vrasë ndërgjegjien njerëzore.
    Poezitë shumë tematike. Ka aq gjykime dhe përjetime dhe shprehje sa bëjnë gjithë universalitetin njerëzor.
    Poeten, femrën, zërin mashkullor; këngën dhe muzikën të cilat janë bërë pjesë e pandashme e jetës.
    Poezi të cilat të lënë të mendosh thellë-thellë në të mirat dhe paradigmat e kësaj potë në shumë dimesionalitetin e saj.
    Suksese Zamira Agalliu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>