Në muzg të konkretes vetëtin një lot merkuri – Pavol Janik

PJ-pred-obrazom-300x225

Pavol Janik was born in 1956 in Bratislava, where he also studied film and television dramaturgy and scriptwriting at the Drama Faculty of the Academy of Performing Arts (VSMU). He has worked at the Ministry of Culture (1983-87), in the media and in advertising. President of the Slovak Writers’ Society (2003-07) and the Secretary-General of the SWS (1998-2003, 2007 – ). He has received a number of awards for his literary and advertising work both in his own country and abroad.

 

 Janik-Pavol

 

KOSOVA

Nisë e digjet

një letër e Getës

që lutet në serbisht

për katërqind fëmijë të vdekur.

 

Në syrin e gurtë kristal të Shilerit

vetëtin një lot merkuri.

 

Vjen dhembshëm një vajtim shtegtari

për një zanë rome në fund të Adriatikut.

 

Gjaku

me ngjyrën e papëmbajtshme

muzgut blu të qiellit

i lidhet nyjëzim

nga i cili regëtin lehtas e ndritshëm

si një shpërthim shiu në Maj

të mbarsë përsëri tokën e plagosur.

 

 

MAHNITJE 

 

Unë zmadhoj ujët

Ku ke reflektuar fytyra jote

Dhe me një të bërtitur

E ndaloj që të mos derdhet

 

Të drejtohem ty me frymë

Pa asnjë fjalë, vetëm me frymë

Përderisa ti je një qelqe me akull

para gllënkës.

 

Të dridhurat të pandalura nën syprinën e

mpirjes tënde

dhe në fund për një moment llaps

ja pse po pres ditën

kur do të jesh e tëra zjarr

 

 JAM GJALLË, POR NUK NGJET KËSHTU TËRË KOHËS
Ti kërcen nga njëri yll te tjetri
E zbathur…ngadalë …Fare  ngadalë
Çdo gjë qark teje tringëllin si puthje
Si puthje prej xhami të kristaltë
 
Mijëra fytyrat tuaja shëtitin pa ndaluar
Rrëshqasin nëpër liqenin e ngrirë
Po unë e hap, e hap  qënien tënde
Me tri nota muzikore në hapsirë
Të përkulëshëm si ty
Kërkoj një hark skaj më skaj
Por kërkoj kot më kot
Thellësirave tuaja
S’kish lule as maj
Por gjeta një lot.

 

TEATRI I JETËS

Jeta s’është tjetër, veç shfaqje teatri

një shfaqje që duam ta luajmë gjithmonë

Kur jemi në qejf, kostum e kollare

a s’i ndërrojmë me rrobet e kllounit?

 

Vrapon jeta, rend, nga lluca në pellg

me ne sillet jeta si të jetë lavjerrës

këtë e di mirë, e ka provuar çdo brez

siç ka qënë s’bëhet më jeta asnjëherë

 

Një gotë e mbushur pëplot është jeta

që derdhet nga pak, përditë, në çdo vënd;

poshtë thembrave tona, çfar derdhet ndalon

poshtë thembrave tona duam të kemi dikënd

 

Janë arna në perde …janë arna dhe shpirti….

Në fund të vjen vdekja – shahmat loja jote

Po prap meriton të luhet kjo lojë

Ji i gëzuar …në fund të fundit , ti rrojte

 

Ka gjetur kjo jetë në skenë një pasqyrë —

Ajo vjen e gjallë me të ditpërditë.

Nëse ty diçka të tundon në teatër

Lëviz drejt kohëve antike

 

Rri mirë, rregullohu në fronin tënd bosh

Mësoji me zemër ti çastet e jetës

Nëqoftëse gogësin gjatë shfaqjes së saj

Atëherë …shiko, kthe paret e biletës

 

NJU JORK

 

Në një pasqyrë të rrafshët

Të gjirit të pispillosur

Shënjat e një qyteti kockëdalë

Që I ngul thikën qiellit të shëndritshëm

 

Në detin e shëndritëshëm të llampave

Duke këkruar flirt lëvrijnë varkat

Fërgëllojnë mahnitëshëm

 

Në këmbët e tua të shqetësuara

duke lundruar në ultësirën e kuvertës

së një brocade me veshjen e mbrëmjes

 

Papritur, të humbet tjetri

Si gjilpëra në kashtë

 

Diçka kemi marrë me vete—

zgjatin lumuzinat

lodrojnë ketrushët në “Central Park”

dhe trupi i metaltë i lirisë së vdekur.

 

Në Nju Jork gjithçka të bëhet lëmsh

 

Mbrëmjet e shëndritëshme llapsin.

 

Shkëlqen njëmijë armëshi i mega qytetit

Shkruan mesazhi i Ajnshtajnit rreth

shpejtëisë së dritës

çdo mbrëmje nëpër llapsien e sipërfaqes së

ujit.

Dhe sërish përpara muzgut

përmbushet ekrani i argjentë

i qiellit të Nju Jorkut

me hektolitrat e gjakut të Hollivudit

Deri ku arrin perandoria e xhamave dhe

mermereve?

 

Deri ku nishani i rraketave të larta të

grataçieleve?

 

Zoti blen një “hot dog”

Poshtë një rruge gjashtëdhjetë katëshe

 

Zoti është një zezak

Që dëshëron kolorin gri të konkretes

 

Dielli i tij ka lindur prej tij vetë

në një kuti kartoni

nga lloji më i ri i skllavit

 

ENGJËLLI DALLOHET NGA PENDËT

(Për prindërit e mi, që kanë shkuar, që s’janë më)

 

Në thellësirat e intimiteteve të mia shfaqen

skelete

dhe e gjith memoria ime e qelqët dridhet.

 

Në fund të heshtjes për të dëgjuar shiun e

vitit që shkoi

se si ai diktonte pëshpëritje

— Telegrami i tij i pakuptueshem:

Një grup engjëjsh të trishtuar

po rënkojnë nën ndriçimin e e hënës.

 

Lumi – drejt theqafjes nga mërzia,

shpirti që po vdes i ujit

gremiset teposhtë

për te shtrati i tij i qetë.

 

Ndjej mëshirë

pas eksplozionit të gjakut

—kanë hyrë nëpër venat e mia

ëngjëjt supersonikë

ardhur nga të vdekurit.

 

Motorrat e tyre shurdhonjës

fillojnë që në trurin tim.

 

Kur ata ngrihen

nis qetësia më e thellë

gjatë së cilës më bëhet se dëgjoj

se si ata derdhin nëpër parket

perlat e distancës

 

Shfaqja e mëngjesit me lotë të ngrirë

nguros në sytë e mi

që ende kanë kaq vjeshtë.

 

(Shqipëroi Riza Lahi, tri poezite e fundit)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>