NË KATEDRALEN E DASHURISË – DIJE LOHAJ

 
NË KATEDRALEN E DASHURISË
Më pëlqen,
Kur më dashuron,
Kaq vite aty,
Nga katedralja me gjemba,
Si në qeli kisha thurur
Vargun për pak zemër,
Ti më mërzisje me heshtje,
Heshtje si gjithë këto gjëra varri,
Që vorbullojnë jetën time,
E ti vrapoje i heshtur me ëndrra të trazuara,
Sa unë të mos të të arrija
Dhe na treste gjysmënata në arrati
E ma shkretonte rrugën
E katedrales së dashurisë
Dhe malli këmbëkryq ulej
Me tundonte themeli i saj
E nëpër ato themele
Kryqëzoheshin dhe verboheshin
Sytë tanë
Në këtë natë pa yje e hënë
Universi lëviz
Makthshëm mbi kokat tona,
Edhe pse kjo katedrale dashurie
Ishte ndërtuar veç për ne.

 

 

URIM PËR DJALLIN

Sonte do t’i hash ëndrrat e tua,
Siluetën tënde do ta grisësh
Në mijëra copa
Dhe secilën copë do ta pagëzosh
Me një çast trishtimi,
E një ditë nxitimthi
Do të ikësh stinëve të thinjura
E s’do të shohësh as sytë e mi,
As edhe sytë e tu të çoroditur
S’do të shohësh as hijen time, as tënden
Që të marrësh në gji ëndrrat e tua…

 

1 Response

  1. Ne “Katedralen e dashurise” i kerkova Dy Ullinje…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>