Guxo – Blerina M. Murtezi

34700240_2179610965389442_3299524911944433664_nBlerina M. Murtezi

Me një cikël poetik , vjen në Mearteka, Blerina M. Murtezi , me rastin e botimit të librit të parë me poezi “Guxo”.

36436396_1975397325824101_5429855980982632448_n

 

“Flutur dikur isha unë,

dashuria e babait, kujdesi për nënën,

fëmijë kur isha thosha flutura më personifikon mua,

por një gjë gjithmonë e dija se pa krahë s’fluturoj dot

vazhdoj unë të jetoj e t’i dua gjërat që s’mund t’i ndryshoj.”

36428017_1975365692493931_8564493366107045888_n

ZGJUAR

Jo për arsye se duhet të mbërrish në kohë

Në kohë për punë e shkollë e çështje detyruese

Le te jetë arsyeja që natën s’more ajër të pastër

Le të jetë arsyeja që të mungoi yllësia vezulluese

 

Ndriçimi i diellit, lulëzimi i pemëve,

Çdo gjë që merr nata është errësirë,

kurse të zgjohesh është realiteti i jetës.

Të shikosh një dritë të bardhë është fillim i mirë

 

Prandaj zgjohu për një ditë të mirë…

 

NJË VERË 

Pse ishe e keqe me mua, kur unë të desha gjithmonë,

Gjithmonë do të dua,

Do të pres çdo javë, çdo muaj e vit

Me shpresën e vetme të shoh pakëz dritë.

 

Me një trëndafil të buzëqeshjes

Njeriut zemra i ngrohet

 

Ti je bukuria e çdo stine

E ardhmja e ndriçuar,

Aroma e realitetit që ndjej,

Jetë e ëndëruar

 

Se më kupton gjithëherë

E s’ka në botë si urtësia jote e pastër.

 

Prandaj bëhu si vera

e fal ngrohtësinë e një stine të artë, patjetër.

 33621345_2167406676609871_3851254130160959488_n

 RREZET E DIELLIT

Ti je zgjimi, e asnjëherë zhgënjimi.

Cdo ditë zgjohem, shoh përreth,

Vendi yt bosh,

shumë njerëz të ngjasojnë e

asnjëri ty nuk të zëvendëson.

 

Koha me shi më kujton

Dhembjen që kam për ty,

Rrezet e diellit sikur më japin shpresë

Seç më thotë një zë,

Vazhdo jetën e mos loto…

 

PIKË NË ZEMËR

Më ka ngelë pikë në zemër,

Atë që s’ta thashë dot,

Atë që nuk ta dhurova dot,

Aq shpejtë ike ti.

 

Më ka ngelë pikë në zemër,

Si nuk ta dhashë një përqafim,

Ta merrje me vete e ta mbaje kujtim

Ngrohtesinë e shpirtit tim.

Tani kjo PSE po më mundon,

Koha nuk kthehet, ikë në fluturim

Sa gjëra ikin në pakthim.

35919511_2201941709823034_783698241504935936_n

NOSTALGJIA

Nostalgjia e ditëve të mija

Në mendimet e mija

Ti gjithmonë qëndron,

 

Gjithnjë disi

Më huton,

 

Seç po më tretë

Seç po më tretë

E zemrën butësisht po ma vret.

 

ËNDËRROJ

Ëndërroj ta vesh vellon,

Ta vendos kurorën e nusërisë,

Nëna të më puthë në ballë,

Vëllain të kthehem ta shikoj.

 

Endërroj tokën ta shkel,

Të vrapoj të lozë me erën

Dheut t’i marr erë

18951228_1768057586544784_166945439781295516_n

UNË DI

Unë di të flas

Andaj më pyesni.

Unë di t’ju përgjigjem,

Andaj më dëgjoni.

 

Unë di të flas,

Di të dëgjoj,

Di me ju të bashkëbisedoj,

Të paktën më dëgjoni

Meritoj

 

Gjithkush ka mendimet e veta,,

Shumë dijnë veç të lëndojnë

E asnjëherë zemrën të ta ngrohin.

 

Ti je një vajzë e shoqërur me karrocë

Fjalë që shpirtin ma helmojnë.

Jo ore njeri,

Unë nuk mund të ecë

Por në mendjen time vrapoj.

 

Mos paragjykoni,

Mos lëndoni

N j e r ë z!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>