Ëndrrat e shpërndara në sfond nate – Sonja Smolec

11079657_782508748498393_4073379907935801552_nSonja Smolec

Cikël poetik nga libri ” Korijeni” i poeteshës kroate Sonja Smolec

Kjo është paraqitja e parë në gjuhën shqipe dhe pikërisht nga Mearteka Literary

(Sonja Smolec është poeteshë e njohur që shkruan dhe boton  në gjuhën kroate dhe angleze. Shumë poezi i janë botuar në revista dhe koleksionet e poezisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç poezi , ajo ka  shkruar dhe botuar tregime dhe novela për fëmijë dhe të rinj.

Poezi të saj dhe proza i janë përkthyer në anglisht, spanjisht, gjermanisht, maqedonisht dhe  gjuhënholandeze.

Ajo ka fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare për tregimin më të mirë të shkurtër, deri në 100 fjalë, të shkruar në anglisht, 2012 konkurenca Museo de la Palabra, Quero, Spanjë, që mbështet Fondacionin Cesar Egido Serrano.)

KorijeniWeb

Dëshirë e zjarrtë

Në syrin e dëshirës së zjarrtë, pikëlon vesë,

Shpalos lirshëm me gishtrinjtë nyjet e egra të flokëve;

Në nxënje dëgjoj ende reflektimin e ëmbël të ëndrrave të  dikurshme.

 

Dhe  tek shoh lulet se si në mëngjes qetësisht frymojnë

Në mes barit të tharë ku secila petale lulëron.

Zemra më  pulson zjarrmueshëm si krahët e zogjve,

Trupin më lehtëson, të fluturoj këndëshëm  ..

 

Aromëzuesja

 

Në ju është

edhe deti , lugina edhe kodra,

era dhe qielli edhe guri.

Zëri si një mëngjes,

edhe kripa

edhe paqja

edhe heshtja

edhe gëzimi

Dashuria

edhe kënga,

mbështjellëse dëshire

edhe  besimi në dashuri,

mejtimi një sy vashe

puthja e ëmbël e parë.

Prekje si duar  nëne

Dhe përgjumja e saj

endje në ëndrra.

Dhe aromëzon,

Ah, si tejshkon ajo erë

Deri në fëmijërinë time.

 

421489_312139552201984_439663919_n

 

Ëndrrat e shpërndara

 

Në mbulesën e bardhë

copëza ëndrrash shpërndarë

fjalë pa zë

shuplaka të plagusura thonjësh

humnerë e heshtjes

lutje të pashprehura

 

Nëpërmjet dritareve vjen

dritë e ftohtë  dielli

 

Prapa syve të mi gjysmë të hapur

Liqeni i gjelbër

mesdheu

malet e larta

Përmendje

jaseminësh

dhe aromë portokalli në lulëzim të plotë

lule të bardha …

Në kafazin e brinjëve të mia

kënga e zogjve të uritur.

 

285131_149471928468748_1288098_n

E kthyeshmja

 

Si një pemë

Në maje të kodrinës shterpë

kërrusur përballoj erërat,

tërheq  dhe mbledh  në vete degët e thyera

dhe kthehem kah diellit  dhe drita

dhe aq shumë sa ngjaj si një lule bonsai.

 

Mendimet fluturojnë në lartësi,

Në heshtjen e dukshme  rrugëve qiellore

pres që të dëgjoj zërin e udhëtarëve me krahë;

zogj  gjithmonë që sjellë qetësinë.

 

Në qoftë se do të mund të qaj,

lotët nuk do të kenë fuqi të lajnë unazat,

Të më kthejnë frytnimet e humbura,

dhe pelinin  që  mbeti atje

ku toka do të ngjyhet.

 

Shtrirje nate

 

Pranë meje, në shtrat

natë  e shtrirë, e ftohtë,

Të mbështjellë me pagjumësi.

 

Në heshtje mashtruese vështroj,  orëve të vona,

kur rrugët janë bosh, sikur  në përralla,

Kur zilja e fundit bie dhe zgjon ditën

Me tërë mundim përshëndet një ditë të re.

 

Dëgjohet një zë e fishkëllimë nga larg,

dhe një e qeshur e një të dehuri,

Fëmija i dikujt po qan me zë të lartë.

 

Në një stol në park, një njeri pa një adresë,

Një i pafat si unë që  kërkon paqe;

Një mace e ndjerë nga gjuetia, qen të uritur …

 

Pres agimin,

Sytë më janë të rënduar, mbys lodhjen …

 

Çfarë është jeta; ndërsa ëndërroj

Mendim i ankoruar si një gur;

Heshtja sillet vërdallë ,

fluturat që më shëtisin ëndrrat

përmes barit të prerë,

atje ku lulet

në një lulishtë të tharë jetojnë.

 

Apo është jeta,

Që shuan me forcë flakën,

shqetësim i përhershëm në shpirtë.

KorijeniWeb

Sonja Smolec piše i objavljuje na hrvatskom i engleskom jeziku. Mnoge pjesme objavljene su u domaćim i međunarodnim časopisima i zbirkama poezije. Osim poezije piše i objavljuje priče i romane za djecu i mlade.

Poezija i proza prevedeni su na engleski, španjolski, njemački, makedonski i nizozemski (Dutch).

Dobitnik je prestižne međunarodne nagrade za najbolju kratku priču, do 100 riječi, napisanu na engleskom jeziku, 2012.g. na natječaju Museo de la Palabra, Quero, Španjoska, koji podupire fundacija Cesar Egido Serano.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>