Për ne/About

Unë , Ju dhe Ata

 

   Në këtë kohë kur mirënjohjet për shkencëtarët dhe veçanërisht atyre të zhvillimeve marramendëse të teknologjisë informative do të ishin të parat; nuk ka ndryshe si të mos jemi të privilegjuar që komunikimi në tërë botën, krijimtarie e përvoje mes njerëzëve të të gjitha përkatësive ka bërë që të jemi afër dhe në referenca globale të krahasojmë të arriturat e të gjitha llojeve të produktit mendor.

   Zhvillimet e dekadës së fundit të rrjeteve sociale dhe “dritareve” tjera elektonike ku komunikimi është i shumëllojt dhe spektër i gjërë gjithpërfshirës, ka rezultuar edhe në fushëveprimin artistik dhe letrar, duke rezultuar me hapjen e shumë portaleve informative, revistave të ndryshme elektronike dhe më shumë.

   Duke qenë të mahnitur nga kjo mënyrë reciprociteti komunikativ dhe duke pasur dëshirën të parën , shumë përdorues të kësaj mundësie virtuale dhe interkomunikative, besuan dhe besojnë që përveç se mund të lexojnë dicka të bukur apo jo të bukur , mund edhe të transmetojnë sipas njëmendësisë së tyre. Kështu, përveç një imitimi dhe vjelje vlerash që nuk mund të mbahen nën përkujdesjen kultivuese, me kritere sipas rregullave që nga zanafilla shkrimore e deri më tani, militantë meditues tashmë kanë mbushur tërë zbrazëtinë e lejuar nga pamundësia e qëndrimit në mes segmentit të kritereve për vlerën univerzale e të  përbotshme.

   Tashmë , aq shumë Web faqe letrare janë të lansuara në orbitat Net, sa është e pamundur të përzgjedhësh atë ku mendon dhe rezonon diskursi vetiak.

   Duke qenë i vetëdijshëm për sfidën që në këtë rrëmujë doemos të tundon dhe duke pranuar solemnisht ftesën imediate të funksionit ngacmues të mendjes në lëvizje, në atë diagram dhe në ato koordinata përceptive që duan më të bukurën dhe më të vlefshmën t’a emitojnë, po hap një dritare nga shtëpia ime kundëruese, për të sublimuar siaps kritereve të mia të bukurën e shkruar.

    Kjo dëshirë dhe ky projekt i motivuar me kompetencë dhe i aprovuar nga një grup që më shoqërojnë në tërë këtë maratonë diskursi për të arritur atje ku synimi dhe dëshira do të jenë në gosti me të bukurën e transmetuar dhe vlerën e vjelur me shumë përkujdesje, do të jemi shumë të privilegjuar që në këtë rrugëtim me fat të jeni edhe Ju, Ata dhe Ne  bashkë për të shpalosur e promovuar në mënyrë solemne obeliskun  letrar MeArteka .

 

   Ata , Ju  dhe Ne bëjmë shumë më shumë se Unë!

 

                 Ju ftoj  dhe Mirësevini  me krijimet poetike më të bukura në Meartekë!

 

MeArteka është e të gjithëve!

 

MeArteka