Pëshpërima brendësie dhe botë poshtë takave – Brikena Qama

12046934_544239632391607_3317344519555190199_nBrikena Qama

Cikël poetik nga poetesha  Brikena Qama për Mearteka Literary.

 

1239451_421243491354957_2131051958_n

 

Lindur në vitin 1978 në Çorovodë Skrapar, ku mbaroi arsimin e mesëm, që prej vitit 1997 jeton në Athinë Greqi, ku mbaroi shkollë profesionale për Ndihmës Laborante. Ka botuar dy libra me poezi; “ Pëshpërimat brenda meje” dhe “Bota poshtë takave“. Është në botim vëllimi i tretë me poezi. Ka botuar dhe shumë poezi dhe tregime në shtypin periodik në Greqi dhe në Shqipëri. Poezi dhe tregime të saja janë bërë pjesë e antolo – gjive “Shtëpia mbi rrota” (prozë) “Bota e ëndrrave” (poezi) “ Promenadë mërgimtare” ( poezi)…

12119091_892553524186117_4430079491695659601_nPjesëmarrëse në ” Ditët e Naimit” Tetovë 2015

Born in 1978 in Çorovodë Skrapar, where finished secondary education. Since 1997 lives in Athens Greece where finished vocational school- Assistant Technician. She has published two books of poetry; “Whispering within me” and “World down heels”.It is publishing the third volume of poetry.She has published many poems and stories in the press periodic in Greece and Albania. Her poems and stories have become part of publishing “Home on Wheels” (prose) “World of Dreams” (poetry) “Migrant Promenade” (poetry)…

br1

 

 

PA DASHUR TË HYJ NË QORTIM HUMAN

 

Nën dritën e vobektë
uni lëshon hije caqeve këndore.
Drithërimës
i shton ndjesi të pafalshme seksuale,
aty, zhvendoset lehtas
nyjeve dhomcake
për të më braktisur përfundimisht
nën drojën e të qenurit
akoma majmun.

 

 

JASHTË CAQEVE TË IDEVE FIKSE

 

Kam veshur fustanin e lumturisë
për të mbuluar
të çjerrat që kam në trup.
Fytyrës,
I kam vizatuar një buzëqeshje.
Qerpikët,
i zgjata e i zezova me rimel.
Faqeve,
u vura pudër (të mos ngjaj me statujë).
Tani
Jam përsëri e bukura e dheut
gati për tu zhvirgjëruar.

 

 (poezi nga përmbledhja  “Pëshpërimat brenda meje” 2013)

 

10906219_596983307114307_3657289114791471674_n

 

KRROKAMA E NGJITJES

 

Nëse do të kishit pakëz durim
do ta kuptonit
çjerrjen e tingullit,
mëngjeseve
kur mua më duket se këndoj.
Do ta shijonit
larjen e fytyrës
pas zhytjes në pellgun e ëndrrave.
Veshjes
nuk do t’i gjenit asnjë mangësi.
Patjetër
do të donit të më shoqëroni
salloneve, ku mendoni se shkoj
por, do t’i zemëroheshit (për dreq)
shijes sime kapriçioze
që zgjedh të mbyllë derën
me takën e këpucës.

998823_442415795856346_1359664061_n

QYTETIT TIM 

Unë jam bijë e qytetit të gurtë
që ngjan me grushtin e dorës
shtrënguar nga malet përrreth.
Kur qielli qan mbi qytetin tim
lotët thërrmohen nëpër shkallë
zbritjes për në Osumin inatçor.

Përgjumja e qytetit tim
duket si një mace e hirtë
mbledhur kulaç pranë oxhakut
gjithmonë e gatëshme
për të rrëmbyer një copë pastërma,
mëngjeseve
fshesarët seleksionojnë ëndrrat
filtruar në bishta cigaresh.

qyteti im nuk është i zhurmshëm
nuk ka as kishë me këmbana
as xhami me minare të larta
por thuhet se tempulli i zotit
është në majën më të lartë
të qytetit tim.

 (nga libri i dytë “Bota poshtë takave” 2014)

10154325_574740062671965_3412601260427658013_n

 

VEJUSHA

Pragut

thithi vrrullshëm
disa herë cigaren.
E shoi në lotin e saj
dhe e la të binte para këmbëve
të zbathura,
duke sharë e premtuar
se do të ishte e fundit.
Mendimi, kujtimi
nuk i përkisnin më.
U tretën
e morën retë.
E çliruar mbylli sytë
e ashtu,
fjeti deri të nesërmen.
Mbrëmja e gjeti pragut.

 

11057807_700209283458375_2479088617524430978_n

 

I IKURI

 

Palosi bukur
copëzat e shpirtit
në valixhen me rrota.
Kujtimet u zvarritën jashtë pragut
e tërhoqën derën pas tyre.
Shiu përcolli
hapat e mjegullt që lëpinin asfaltin.
Asnjë mur
për kornizat me fotografitë e të ikurve.
Asnjë karrige
përballë tij.
Asnjë atdhe
për strehim shpresash.
Asgjë…
Për plangprishësin
që tentoi të shkojë.

 

( poezi të cilat do të jenë pjesë e librit të rradhës)

4 Responses

  1. Ismet says:

    Poezi me plote mesazhe te qarta,me pelqejn shume dhe i dua ti kam ne bibloteken time.

  2. Bardhyli says:

    Përshëndetje Brikena! Cikli poetik “Pëshpërima brendësie dhe botë poshtë takave” u bë shkas që të shikoj thellë brenda teje me një ndjesi pendese, si dhe pse nuk të kam vlerësuar më parë, megjithëse kemi disa vjet që njihemi. Shkaku ka qenë i jashtëm, ai nuk të përket ty, por mjedisit rreth teje, asaj që quhet klimë e molepsur e të ashtuquajturave “Manifestime poetike”. Poezia juj ka jetë Brikena, ka ndjenja dhe emocione të vërteta, ka gjetje artistike interesante, ka zhbirim të thella në psikologjinë njerëzore dhe kjo më tërheq, më bën për vete, në këtë klimë të ftohtë hipokrizie dhe falciteti.

  3. alma says:

    Cicërima zogjsh, shpërthime shpirti… dhe … vargje… vargje poezie të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>