Në çdo Gjurmë ikjesh jam e lë Trokitje -Fatime Kulli

18670845_10211237551688215_2930627411882823026_n (2)Fatime Kulli

Poetesha, shkrimtarja, publicistja, vlerësuesja e më shumë se kaq…autore e shumë librave dhe shkrimeve, e botuar gjithandej dhe e vlerërsuar nga shumë njohës të letërsisë Fatime Kulli- emër i njohur për të gjithë vjen sot në Mearteka Literary me një cikël poetik të mrekullueshëm, të veçantë ashtu siç shënon diferencën me të tjerë.

Welcome to Merateka Literary Fatime Kulli

JAM GRUA TEKANJOZE -Fatime Kulli ( Cikël poetik)

JAM, S’JAM

Jam trokitja 
e prekjes së vdekur,
ajri i qiellit të zbathur.
Jam lule pa pleh
që çelin në erë të kuqe.
Kërcejtë i vadit hija,
venat e petaleve
i shkund stuhia,

Jam, s’jam
lule pikëçuditëse,
shkurre pikëpyetje….

NË GJURMË TË IKJES

Dashuri e flakur,
lidhur ndër gishta
të epshit mizor,
lartësuar në qiell
(epsh gjoksor)
Ku të ndalet fryma
në gjuhë të errësirës…

Dashuri e plakur
kurrë s’t’i vola
të korrat e drithërimave
në gojë
të trëndafilit të djersitur.

Ankthi i hijes
së brendshme
ulërin rëndë
në gjurmë të ikjes…

1503980_10202079255736540_824706998_n

JAM GRUA TEKANJOZE

Humba në valët
e bebëzave të kaltra…
Tingujt e gishtërinjve
më llastojnë,
më tërbojnë….

Etje mbytet
në kështjellën e lëngëzuar…
puthje të krisura
hapin kufijtë aromë-epshorë…
…tretem në afshin e ndezur….

Jam grua tekanjoze
më pëlqen gjunjëzimi mishtor
varur…
…kokulur…

14441021_10209095096008162_3290058008774297701_n (2)

GJURMËT E NATËS

Gjurmët e natës
Ledhatojnë
dhimbjen time të ëmbël.

Duart e buzëve
lajnë kurrizin e natës mike
që rrëshqet si fëmijë i pambrojtur
në kraharorin që gëlon…

Falem para buzëve të egra
dritë-hije të natës
Dhimbje e ëmbël më përpin…

19145805_10211460776508696_5476708347100031287_n

ETHËZIM NJERËZOR

Epshi valëtrazuar
më gurgullon i dalldisur
në kopshtin e kroit lule-bletë…
Zhytet e mbytet
në pus të klithmës frutore
Forma shpërbëhet…
shtëpiza mishtore
përmbytet në prurje të bardha…

kalliri prej mishi,
çarmatos burrërinë
në shfryrjen e ethëzimit njerëzor.

MË PËSHTYJ

Më puth,
më puth fort!
Kam etje ndezjeje
s’duroj dot…
Më puth…!
nëse s’mundesh
më pështyj!

MBYTEMI

Buzë mbi buzë
në një gotë…
Mbytemi
me një gllënjkë.

Fotografia e Fatime Kulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>