Lëkundjet hënore në Ekuinokse dhe pesha e ajrit në gjoksin e Idesë-Mimoza Erebara

11125408_987125214653341_1325794417_n      Mimoza Erebara është emër i njohur për lexuesit; gazetare, publiciste, shkrimtare, poete dhe vlerësuese letrare.Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi.

Pas përfundimit të studimeve të larta, punoi për një kohë të gjatë si gazetare dhe redaktore në gazetat “Zëri i rinisë”, “Republika”, etj. Ka bashkëpunuar me mjaft media në Shqipëri dhe në botë.

Lidhjet e saj me letërsinë kanë nisur qysh herët, duke botuar herë pas here në revistat periodike të kohës. Ka botuar këto vepra: “Klithëm dashurie, poezi -1996, Gabimisht dashuruar”, tregime, – 1998, “Symbrapshti”, përralla origjinale – 1999, “Arsye e grisur”, poezi – 1999, “Dry me qera”, tregime – 2010,“Paqe pa Profet”, poezi – 2012, “Mesazhe dashurie”, poezi – 2015,

Romani-përrallë “Aventurat e 10×10 dhe Munuriro Kokëposhtit” -1995 është nderuar me çmimin “Viktor Eftimiu”, si botimi më i mirë për fëmijë, akorduar nga Shoqata e Shkrimtarëve Mbarëkombëtare dhe Ministria e Kulturës.

Krijimtaria e saj letrare tashmë është e përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe është përfshirë në disa antologji dhe botime. Ka marrë pjesë në majft konkurse dhe aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Në 2015 është nderuar me Medaljen e Artë Ndërkombëtare për Poezinë “Or internationale pour la poesie” nga Akdemia Europiane e Artit, si dhe me mjaft çmime dhe vlerësime të tjera.

Është anëtare e Akademisë Europiane të Artit.

Mban titullin “Ambasadore e Paqes” dhënë nga FPU (Federata Universale për Paqe).

 
14606262_1299079856791207_9174865287622633562_n
 
NATË GUSHTI
 
 
Kush nuk e njeh Hёnёn
do thoshte se ёshtё njёlloj si njё natё mё parё
kush nuk e njeh Hёnёn
ndryshimin e saj nё Qiell
dritёn mё tё plotё,
mё tё zbehtё
me njё rreth mezidukshёm
si aureolё
tё njё lavdie qё kurrё nuk e pati
 
Nuk vёrejnё gjё pushuesit
tё zёnё me lёpirje akulloresh
dhe mbllaçitje qoftesh pёrcёlluese
tek ecin kuturu
me kokat poshtё
si dele tё bindura e tё udhёhumbura
e, njёlloj si Hёna qё e ka humbur shkёlqimin
e qё na paralajmёron se vera shkoi
 
Kush nuk e njeh Hёnёn
nuk mund t’i dijё kёto…
557718_373249922707543_10297829_n
UNI I PANDREQSHËM
 
 
Sa kohё zgjat Uni i Pandreqshёm?
Kapardiset nё lajkat e vetvetes,
Ekstazё.
Symbyllur.
Rreth e rrotull TIJ
I mjafton Uni i Vet
injorant
Veshur  vetёm me kostum lavdie
prerё
nga lajkatarёt
pёrfituesit
pseudot gjithёfarёlloj
Ngrefoset Uni i Pandreqshёm
dhe bёrtet
Unё…!Unё!…Unё!…
 
 
 
PËRPARIM
(Nga lajmet)
 
Minj?
Minj nuk kam
Minjtё e shtёpisё sime
nuk e hanё rritjen ekonomike 6%
ndaj dhe macet nuk janё kёtu
se, dihet,
macet pas minjve shkojnё
dhe qentё pas maceve vrapojnё
Po shtёpia ime
ka vetёm njё rritje ekonomike 6%
Dhe kuptohet qё nuk ka as qen,
As mace,
As mi
dhe unё e vetme
nuk di kё tё ha mё parё
6-tёn?
apo %-jen?
apo tё dyja bashkё?
apo asnjёrёn?
Epo,….
vetёm jam
dhe mund tё filloj
nga tё dua!
Fatura vjen njёlloj
Miu vrapon nёpёr shtёpi…
11224155_1020360934663102_4270480171649059698_n
EKUINOKS
 
 
 
Kur,
Universi cakton kufijtë e Ekzistencës,
Dhe,
Ekzistenca i cakton kufij Vetvetes,
Aty, unë sillem, pa e gjetur
Kufirin tim
_
 
Kësaj  vije torturuese në mendje !
 
 
 
LËKURA IME
 
 
Lëkura ime më vesh,
Më mbron nga shiu
Dhe në luftë është,
Në luftë të përjetshme
Se era e nxehtë vjen nga shkretëtira
Po ajo qëndron si Pema-Mbret
Në udhëkryqin e Mistereve
 
Lëkura ime është në luftë me trupin që vesh
Se kur Shpirti bie në Paqe,
Trupi e ka rrëgjuar atë trishtueshëm,
E ka sulmuar me rrudha
si të çara ugari në dheun e butë,
Dhe ajo çirret e vajton për atë që ishte, shkoi…
 
Lëkurën time,që ende më mbron,
Duan të ma heqin qafe
Si një peliçe dhe aq,
Po nuk ka një trup pa lëkurë.
Mbi të cilën
lakmia duart i djeg
Në lojën e Vdekjes
Kur faqen çik me Djallin.
Pa kuptuar kurrë Misterin,
E Rrënjës,
E të Pemës-Mbret,
që në trupin e Idesë, ku Fjala hapet
mua më preh…
 
Lëkura ime  më mban të gjallë,
mes të gjallëve,
Atje, ku Trupi,
si kovë pusi në oazë do jetë zbrazur,
Prej së njomtës,
të sertës,
times Lëkurë!
 
 
 
KUAK  –  KUAK
 
 
I ngjirur
Jo ndër vesh,
por në kënetë,
jo në kënetë
por ndër vesh’
vjen
kori i bretkocave
fodulle,
kaplloqeve ngjitëse
solisteve histerike,
të rreckave
që tunden krenarisht
pellgjeve të demokracisë,
për lirinë,
për shkëlqimin,
e riprodhimit,
autentik,
seksual,
ngadhnjimtar,
bretkocar,
kuak-kuak,kuak-kuak…
 
plluq…
 
 
MËNGJES NË AUTOBUSIN E LINJËS Plazh-Durrës
 
Reminishencë nga Faik KONICA
 
 
 
Hyp në një autobus gërdallë
Për të shkuar…ku?
Në Gërdalloland
Ku pleq të konvertuar
Në njëzetë vjeçarë shesin mend
Për trurin e çalë
Rrënjët e dalë
Jetën pa fjalë
Që thjesht i zdërhallë
Pa ndalë’
Në gërdallë…
 
 
REFUZIMI
 
 
Pranoj të jetoj
Brenda gjysëmvezës sime
Filloj të kërkoj
Diçka të plotë
Që të bindem që jam
Jetoj,
por çdo gjë,
më mbetet përgjysëm
përgjysëm gjymtyrët,
argumentet,
era
ëndrra dhe imazhet e fëmjërisë
kufomat fluide të fluturave
stinët,
ajri që peshon në gjoks
më shumë se malli
lufta e dashurisë për mbijetesë
ngrin
përballë pellgjeve
llokoçitës
dhe fjala, pergjysëm më mbetet
në gjysëm vezën time
që është më mirë
se Asgjëja!
 Mozaokokokok
 
 
E BRAKTISA DITËN MIZORISHT
 
 
E braktisa ditën mizorisht
E lashë
Nën kthetra nate
Dhe për çudi,
u ndjeva mirë!
Rrija përballë saj
Dhe e dija
Shikoja se si afrohej nata
Shikoja se si lumturohej ajo
Dhe nuk i thashë,
po e lashë
nën kthetra nate
le të vuante edhe ajo nga humbja,
harrimi,
-Të paktën nuk do të isha
Më vetëm!
 
 
THJESHT, NJË PËRQAFIM
 
Kam nevojë për një përqafim
Supet e zhveshur
Përballë kohës
U gërryen,
në zgavra të errta vetmie
u kthyen
në vatra
ku Hija
e tingullit
si rënkim kalimtar
mbetet shkretë
se s’është më rrembi i damarit
ku gjaku vlon
mes vjollcës, zambakut,
krahut të fluturës
mbetur në përruan
që  rrjedh
mes barit valavitës
e fsheh vetminë e gjelbër
të shtëpisë sime qiellore
me një derë,
me një të vetme derë
të shpirtit tim
që të thërret për një përqafim,
 
 
NJË MULLAR KASHTE NË DIMËR
 
Nё fushёn e ngushtё pshurr dhe ngec
Me kockat mbyllyr mbi njё zhguall
Qёndroj si mullar kashte nё dimёr
Si pronar i vetёm i vetvetes
Ah! Kockat e mia!
Tё mjerat, as tё rёnkojnё nuk dinё!
Dhe laget mullari – pra Unё,
Shiu kujdeset pёr kёtё
Cdo gjё kёtu ёshtё e pёkohshme
Edhe kockat e ngecura nё shi
Me gjuhёn ngecur ndёr dhёmbё e mendimet
Kush e di se ku
Nuk di ç’t’u them
Ato as qё mё tregojnё pёr jetёn,
As vdekjen,
Phhhh…kocka tё paafta!…
Pronare pa hipotekё
E ç’t’i dua?
I le aty ku i gjej,
nё qymezin e trupit tim
Mё e pakta qё mund tё bёj
Nuk kam kohё tё merrem
Me tekat e tyre idiote
Dimri po kalon
Dhe mullari po mbaron nёn shi
Koha ime nuk ka kohё
Me fshesё nё dorё  qёndron
Mbi zhguall Mbijetese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>