Edhe në Orbitat e së nesërmes jam Ardhje me nxitim -MIMOZA REXHVELAJ

Cikël me poezi Të ec dua po a kam se ku të shkoj ! Nga Mimoza Rexhvelaj… (2)MIMOZA REXHVELAJ

MIMOZA REXHVELAJ

Ka lindur në Fier  dhe ardhur në Malsi  të Madhe, ku jeto dhe punon.
Diplomuar për Gjuhë-letërsi dhe MCS. Mastër ne Universitetin e Shkodrës për “Etnokulturë”; diplomuar edhe për Juridik në Fakultetin e Drejtësisë.

Autore e katër librave me poezi dhe studime:

“Dashuri ti je mëkati im”,
“Fshima lotin”,
“Jepi fjalës kohë”,
“Vrap i Çmëndur’ autore e studimit “Vështrim mbi poezinë e Diasporës”.
Cikël me poezi Të ec dua po a kam se ku të shkoj ! Nga Mimoza Rexhvelaj… (2)
Në vitet e fundit kam botuar herëpas’here në shtypin letrar të kohës dhe jam përfshirë në disa antologji poetike si në atë me titull:
 “Korsi i hapur” 1,2,3 –  botim i Pegas-it, “100 poetë për dashurinë”, “Struga 2012″.
Antrologji ” Sabbat” , si edhe tek “Fluturim Pulëbardhash ” ku jam vlersuar me mirënjohje .
 “Pena e Shkodres 1-2″ botim i lidhjes së shkrimtarëve Shkodër ku jam anëtare dhe shumë aktive .
Vlersuar ndër vite me cmimet :
 ” Penda e Artë e Migjenit’ ,
 ” Ibrahim Rugova ” në Istog,  “Mirënjohje” Takimi i Poeteshave , “Mirënjohje’ Takimet letrare në Ulqin , titulli
” Poete e talentuar” nga revista “Fjala” , “Poete e psikologjisë dhe përformamcës poetike ” Pegas Albania .
“Mirënjohje”  Ora e Maleve ne Rozhaj ,
“Mirënjohje” nga revista “Laburemos”
“Mirënjohje” nga Malësia e Madhe “Nderi i kombit”

***********************************************************************
Fituesja e çmimit “Shkrimtarja e vitit për veriun” 2017 nga Agjensia Buna 1
“Best 10 North
Cikël me poezi Të ec dua po a kam se ku të shkoj ! Nga Mimoza Rexhvelaj… (1)

 Cikël poetik për Mearteka Literary

Cikël me poezi Të ec dua po a kam se ku të shkoj ! Nga Mimoza Rexhvelaj… (3)

NGADONJËHERË HËNA

Nganjëherë hëna 

Perdet e mëndafshta, 

I ul e këqyret 

Në pasqyrën e liqenit. 

Në se i shendohet bukurisë së vet 

Këtë mund ta dijë vetëm ajo 

Se ne të tjerët vetëm e përtypim 

Kete mizanskenë me rit masonësh. 

Hëna ndërkohë, 

Druhet se e fsheh gjysmën e saj, 

Atë të veshurën me ar… 

Se ka frikë t’ia lexoj 

Qielli i pamatë, gjiganti kureshtar! 

Ndaj kujdeset aq shumë hëna 

Vetëm faqen e parë 

Të na tregojë ne tokësorëve 

Magjinë e mistereve të saj… 

12342381_979868215392232_6095190833114089512_n

NË ORBITËN E DITËS QË VJEN

Gjethet e verdha 

Janë trishtuar kur pikat e shiut 

Deri në palcë patën shtrirë 

Mbretërinë e tyre të lagët 

Heshtjen ndërkohë e bëj zap 

Me titrat e gjumit që dalin pahiri 

Të përplasen me klithmat e mendimeve 

Që memece janë e etje nuk kanë 

Ngutem me arritë vaktin që humba 

Të ec dua po a kam se ku të shkoj? 

Në orbitën e të nesërmes nuk ka rrugë 

Për mua. E ndofta për këtë shkak, nxitoj! 

GJAHU MJERAN I SHTRIGAVE

Lulet e kumbullës 

Kanë kohë që fluturojnë 

Me ballin e brengosur 

Nga smogu e cmira. 

Fluturat, kur nektari 

Nuk del në shteg si gjah i majmë, 

Ikin në një planet të panjohur 

Për të dimëruar si statuja pa shpirt. 

Mua më tremb yryshi jot 

Për gjueti shtrigash ke humbur e bjerrë 

Pasionet e rinisë kur nisja për diku 

Është tjetërçka e jo maskë e çjerrë! 

8102_415770721801987_889380444_n

SOT

Sot e pashë sërisht atë djalë i parritur

Dhe të rritur para kohe,

Atë statujë skamjeje

Që tërheq më tepër se gjithkush.

“Zotni , sa don?

Prit, të bajmë pazar…!”

Aureola e njeriut të pafat, kurora e tij me gjemba nuk hiqet kurrë nga koka,

As kur dremit.

Emrin nuk ia di,por, ai është gjithashtu një mbret sovran,

Në tokën pa zot

Të pamundësisë! 

12806206_1038224052889981_4628296590584022686_n

 ODISEJADA

Duart vendos mbi pllakat homerike,

Të zbritura nga lart, urdhëresat pa urdhër,

njeriun e lëshuar si pré

në arenën e luanëve,

në arenën e shumë zotave .

Është jeta . Odisejada ime .

Duhet t’i bindem. 

Nuk pres shumë nga zhurma e dallgës që përplaset mbi rërë,

As nga pulëbardha që lajmëron tokë,

e as nga lajmi i fundit i gjetur në shishe 

dy mijë vjet më vonë… 

Tani lëri retët të vazhdojnë rrugëtimin qiejsh,

ngrij velat e tua në direk.

Mbushe me ajër kraharorin

dhe ec, ec,ec …

Vetëm ec …  

S’duhet ta dëgjosh thirrjen e sirenave …

Lëre pas krahëve,

mos i ndaj sytë nga lind dielli mbi kreshtë. 

PSE JO,RASTIS

A mundesh me dalë, me u nda a mundesh 

Prej lëkurës tënde të djersitur,

Në se jo më tundon dhe me këtë aromë 

Teksa rri shtrirë nën hijen e mërzitur. 

I bëj sfidë të pamundurës kryeneçe

Egon e sëmurë e harroj s’di se ku,

Viroza e stinës me putra të lagështa

S’di ku bën mriz gjithashtu. 

Kot i hukat eshtrat me trille

Dielli bie në komë sa vjen muaji gusht,

Perden e harresës nuk e lë të bjerë

Rastis ta qëlloj dhe me grusht. 

 525942_407428459302880_1358703349_n

PËR NË OLIMP RRUGËN MA TREGOVE

Ëndrrat e dëlira

Nën sqetullën tënde i struka,

Dhe gjakun në damarë

Më të kuq se rubinët e pata.

Më rrëshkiti vështrim tinëz

Përtej mbi shtratin e lumit

Në kërkim të Zeusit e graha 

Tërkuzën e tundimit.

Mbi etjen e buzëve të tua

U shkriva si të isha bulëz vese,

Në qemerin e shpirtit tënd

Me skatul e pastrova honin

E hamëndjeve e mëdyshjeve

Që deri vonë nuk patën gjumë.

Për sa kohë rri në pritje

Me areolën e agimit të kuqërremtë, 

Ti ma shtron rrugën e ma jep në dorë Pishtarin me flakë

E për në Olimp më prin.. 

 

MOS NGURRO TË LUTEM

Më thuaj miku im

Pse e kap për leckash ëndrrën, 

Si guxon kur titrat e saj

Janë kode që ti nuk i kupton? 

Pas ëndrrës së zhdjergun

E pas hamendjesh të zhegituna

Pse kacaviresh pas viaskave të fatit

 Për të vozitur pak më vonë

Në rudinat e hapësirave të asgjësë 

Të shtruara si qilima nga askushët? 

Më thuaj, miku im,

 të lutem shumë

A mundesh me e ndez ashklën

E fundit e të bërë shkarpë

Nga bliri plak që tendoset e tkurret 

Prej t’hollimit të halleve të përditshme 

Me ethet e rritjes së filizave të njomë. 

E me mazën e buzëve të spërkatura 

Me lëng qershie në djerrinën e lagët 

Në stomin ku thinjat thinjen sak! 

Më thuaj, të lutem miku im

A është lindja e diellit mbi Korab

 Njera nga magjitë ku njerëzit besojnë 

Më shumë se vozitja me varkë në Had? 

A i varin diku mbi asgjë ëndrrat 

E vargojtë e gjakut i lëkundin? 

Më thuaj, mos hesht e mos ik

Pa më thënë se koha po na çmend,

 Duke na i lodhur ruazat e kurrizit

 Për të na bërë më të fortë se hiçi! 

Teshtima të molisura numëroj

Në sarkofagun e duhmave të lagështa, 

Të varreve të harruara në periferi

Ku urtanët e poetët pa hise nuk janë! 

Teembramja mos shko larg

Pa më thënë se një hije mortale,

Të nguc me i ba bashkë zemrat

E kjoftëlargut me ja dhanë për meze! 

Pritjen shekullore mos ma trishto

Ma palos e ma lër në fund të kopshtit,

Se vjen fëmijëria ime turravrap aty

Për të dëgjuar se ç’ka deshte me më thanë!

ASGJË E RË NË HORIZONT

Asgjë e re në retinën e syve të mi 

Veç  fishkëllimës së  fletës që kthehet, 

Një monotoni  flakëruese

Me avuj sokakësh dehet.

Meridianë të humbur

Si jastekë gjithë pluhur, 

Sa e Anteut gjurma ime 

E krahët e lehtë, si  flutur.

Pentagrami i jetës sime përshkon kthesën e radhës 

Me gjethe pa krahë por të  fluturojnë dinë,

Minutat në vakum sajojnë katërorë të imët

Në një liman të zbrazët dikur mbrrijnë…

Ora mban frymën me ritmin e zemrës 

Tinguj trishtimi buzëqeshjen ma dhunojnë, 

Cepat e buzëve të etshme për puthje

Zot, më thuaj, si mund t’i durojmë?

E thënë tjetërsi

Në horizont shoh vetëm prapësi!

Fituesja e çmimit “Shkrimtarja e vitit për veriun” 2017 nga Agjensia Buna 1 

“Best 10 North”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>